Donald Trump ka deklaruar sot se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë në negociata me Iranin për një armëpushim të mundshëm, me synim për t’i dhënë fund tensioneve mes dy vendeve.
“Ajo që thashë dje ishte pikërisht e saktë. Aktualisht, jemi në negociata”, u shpreh Trump.
Sipas tij, në këto bisedime janë të përfshirë figura të rëndësishme si i dërguari Steve Witkoff, Jared Kushner, zëvendëspresidenti JD Vance dhe sekretari i Shtetit Marco Rubio.
Trump gjithashtu pretendoi se Irani i ka dhënë SHBA-ve “një dhuratë shumë të madhe” në lidhje me hidrokarburet, pa dhënë detaje konkrete.
“Ishte një dhuratë shumë e madhe, ekuivalente me shumë para”, deklaroi ai nga Shtëpia e Bardhë.




