Sipas tij, vendimi nuk prodhon efekt juridik dhe situata tashmë hyn në fazën e afateve kushtetuese. Syla thekson se Kuvendi ka 45 ditë kohë për të përmbyllur procesin, ndërsa në rast të dështimit, vendi mund të shkojë në zgjedhje të reja.
Ai shton se gjykatat nuk e zgjedhin presidentin, por përgjegjësia mbetet te përfaqësuesit politikë, duke lënë të hapur mundësinë që vendi të përballet me zgjedhje në fund të majit ose fillim të qershorit.
Në reagimin e tij, Syla kritikon edhe pritjet për interpretime nga juristë me prapavijë politike, duke theksuar se vendimi i Kushtetueses tashmë ka qartësuar rrugën që duhet ndjekur.




