Kryetari i Lidhjës Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese e Kosovës, duke thënë se ai sjell qartësi dhe e rikthen procesin në Kuvend.
Sipas tij, përgjegjësia për zgjedhjen e Presidentit i takon shumicës parlamentare, ndërsa zgjidhja duhet të vijë përmes marrëveshjes politike dhe jo imponimit.
Ai shtoi se LDK është e gatshme të kontribuojë për stabilitet institucional, por nuk do të bëhet alibi për dështimet e askujt, dhe theksoi respektimin e vendimit të Kushtetueses.




