Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se udhëheqësit e Iranit kanë “frikë” të pranojnë publikisht negociatat me SHBA, ndërsa Teherani vazhdon t’i mohojë ato.
Kontaktet zhvillohen me ritëm të shpejtë, me plane për një takim në Pakistan. Ministri iranian Abbas Araghchi konfirmoi shkëmbimin e mesazheve përmes ndërmjetësve, duke theksuar se ndryshimi i tonit të SHBA-së tregon një “pranim të dështimit”.
Parlamenti iranian shqyrton taksa për anijet në Ngushticën e Hormuzit, ndërsa Irani ka forcuar praninë ushtarake në ishullin Kharg. Sulmet rajonale vazhdojnë, duke shkaktuar viktima në Abu Dhabi.




