Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka dhënë mbështetjen e saj për ekipet kombëtare të Kosovës dhe Shqipërisë për ndeshjet që do të zhvillohen sonte.
Në Instagram, ajo uroi fat futbollistëve, duke shkruar: “Ju uroj fat, uroj që të bëni histori dhe të kualifikoheni këtë vit në Kupën e Botës”, shoqëruar me fotografi ku shkruhet “Forca Kosova” dhe “Forca Shqipëria”.
Kombëtarja e Kosovës do të përballet me Sllovakinë në Bratislavë në gjysmëfinalen e play-off-it për Kupën e Botës 2026, ndeshje që do të transmetohet drejtpërdrejt në RTK. Ndërkohë, Shqipëria do të luajë ndaj Polonisë në përpjekje për kualifikim në turneun prestigjioz.




