Specialistët e Sigurisë së Eksplozivëve të Forcës së Kosovës (KFOR), nën drejtimin e NATO-s dhe në koordinim me Inxhinierët e Përbashkët të Shtabit të KFOR-it (HQ J-Eng), zhvilluan një inspektim të përbashkët të sigurisë në minierën e kompanisë së përbashkët Trepça në Stantërg/Stari Trg.
Në aktivitet morën pjesë edhe inspektorë të armëve dhe municioneve nga Departamenti për Siguri Publike (DPS) i Ministrisë së Punëve të Brendshme (MoIA), si dhe inspektorë të eksplozivëve nga Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale (ICMM).
Ky inspektim i rregullt pasqyron angazhimin e vazhdueshëm të KFOR-it për të bashkëpunuar me institucionet lokale, për të forcuar partneritetet dhe për të siguruar një mjedis të sigurt për qytetarët që jetojnë në Kosovë.




