Reshjet e dendura të borës në Kroaci kanë shkaktuar probleme serioze në trafikun rrugor, sidomos mes Zagrebit dhe Rijekës. Rreth 20 cm borë ranë në mëngjes, duke ndaluar lëvizjen e kamionëve në autostradat kryesore.
Parashikimet e motit tregojnë se kushtet e vështira do të vazhdojnë edhe në Bosnjë dhe Serbi gjatë së premtes dhe së shtunës.




