Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka theksuar se PDK respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese, duke e cilësuar këtë si parim të pandryshueshëm të partisë.
Ajo bëri të ditur se pas mbledhjes së kryesisë dhe grupit parlamentar, është vendosur që brenda pak ditësh të thirret Këshilli Drejtues, ku do të diskutohen zhvillimet aktuale politike dhe hapat e ardhshëm.
Sipas Çitakut, respektimi i vendimeve të gjykatave nuk ka qenë asnjëherë çështje diskutimi për PDK-në.




