Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, priti Emanuele Giaufret, Zëvendësdrejtor Menaxhues për Evropën Perëndimore në Shërbimin Europian për Veprim të Jashtëm.
Gjatë takimit u diskutua situata politike në vend, veçanërisht për zgjedhjen e Presidentit dhe përgjegjësinë e shumicës parlamentare për përmbylljen e procesit përmes marrëveshjeve politike, jo imponimit. Abdixhiku theksoi gjithashtu se LDK-ja do të hyjë e bashkuar në çdo proces zgjedhor dhe vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të BE-së për stabilitetin dhe orientimin evropian të Kosovës.




