Policia e Kosovës ka identifikuar mashkullin rreth 70 vjeç që u gjet pa shenja jete më 26 mars në rrugën “Edit Durham” në Prizren. Viktima nuk kishte shenja dhune, dhe trupi i tij u dërgua në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për ekzaminime të mëtejshme.
Hetuesit ndërmorrën veprime të menjëhershme, duke kontaktuar familjarët, të cilët konfirmuan identitetin e viktimës.
Policia falënderon qytetarët dhe mediat për ndihmën e dhënë dhe vazhdon procedurat ligjore për zbardhjen e rrethanave të vdekjes.




