Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, priti Emanuele Giaufret, Zëvendësdrejtor Menaxhues për Ballkanin Perëndimor në Shërbimin Evropian për Veprim të Jashtëm.
Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet politike në vend dhe rajon, proceset integruese euro-atlantike dhe thellimin e bashkëpunimit me Bashkimin Evropian.
Haradinaj theksoi përkushtimin e AAK-së për avancimin e agjendës evropiane dhe rëndësinë e vendimmarrjes së përgjegjshme për rikthimin e Kosovës në rrugën e sigurt drejt NATO-s dhe BE-së.




