Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka shprehur mbështetje për protestën e paralajmëruar nga organizatat e dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), e cila do të mbahet nesër.
PDK theksoi se kjo protestë është një reagim i drejtë qytetar dhe kombëtar për mbrojtjen e dinjitetit të viktimave, familjeve të tyre dhe vlerave të luftës çlirimtare të popullit të Kosovës.
Partia theksoi se çdo përpjekje për të shtrembëruar faktet historike, për të relativizuar krimet apo për të rishkruar historinë është e papranueshme dhe duhet të kundërshtohet me vendosmëri.
PDK gjithashtu theksoi se mbrojtja e të vërtetës për luftën është një detyrim shtetëror dhe moral, duke nderuar njëkohësisht viktimat dhe sakrificën e tyre.




