Eksperti i sigurisë, Burim Ramadani, ka reaguar ndaj ekspozitës së financuar nga Kuvendi i Kosovës, duke e cilësuar atë si një pjesë të narrativës serbe që synon të shtrembërojë të vërtetën e Kosovës.
Ramadani theksoi se kjo ekspozitë është qartësisht një përpjekje për të përçuar një version të rrejshëm të historisë në kuadër të Luftës Hibride.
Ai theksoi se kërkimfalja nga autorët e kësaj ekspozite nuk mjafton dhe kërkoi përgjegjësi ligjore për të mbrojtur të vërtetën dhe dinjitetin kombëtar të Kosovës.




