I mbijetuari i Masakrës së Dubravës, Nait Hasani, ka reaguar ndaj ekspozitës “Masakrat në Kosovë 1998-1999”, duke theksuar se informacionet e publikuara janë të dhëna të manipuluara nga shërbimi serb.
Ai në KlanKosova ka shtuar se këto të dhëna janë botuar në formën që i ka ofruar Serbia, e cila është përgjegjëse për krimet dhe gjenocidin gjatë luftës, duke shkaktuar një dhimbje të thellë shpirtërore për viktimat.
Hasani e ka quajtur këtë ekspozitë një përpjekje për të shtrembëruar të vërtetën.




