Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për dhënien e pagës së 13-të për punonjësit e sektorit publik.
Ministri i Financave, Hekuran Murati, bëri të ditur se kjo pagesë do të jepet e plotë për të gjithë punonjësit që kanë punuar 12 muaj gjatë vitit.
Ndërsa ata që nuk kanë një vit të plotë pune do të përfitojnë në mënyrë proporcionale, në varësi të muajve të angazhimit.
Sipas vendimit, edhe punonjësit me orar të pjesshëm do të trajtohen në mënyrë proporcionale. Gratë në pushim lehonie do ta kenë këtë periudhë të llogaritur si punë me orar të plotë, duke përfituar sipas të njëjtit parim.
Në këtë skemë nuk do të përfshihen personat që janë të suspenduar nga puna.




