Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosova, kryeministri Albin Kurti ka propozuar emërimin e Shpëtim Dobrës si drejtues të ri të Bordit të Trepça Sh.A, pas dorëheqjes së kryesuesit të mëparshëm.
Kurti theksoi se ky propozim synon të sigurojë vazhdimësinë e funksionimit dhe angazhimit të bordit drejtues të ndërmarrjes.
Pas votimit në mbledhjen e qeverisë, propozimi u miratua, duke e konfirmuar Dobrën në këtë detyrë.




