Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kundërshtuar propozimet për heqjen e akcizës dhe TVSH-së për produktet e naftës, duke vlerësuar se ato nuk mbështeten në analiza të qëndrueshme ekonomike dhe nuk do të sillnin përfitime reale për qytetarët.
Sipas Kurtit, çmimi i naftës në Kosovë ndikohet drejtpërdrejt nga tregjet ndërkombëtare, pasi vendi nuk ka burime të veta ose kapacitete për përpunim.
Ai paralajmëroi se masat e tilla mund të favorizojnë fitime të mëdha për operatorë të caktuar, në vend që të lehtësojnë barrën e qytetarëve.
Kryeministri gjithashtu njoftoi se qeveria po përgatit masa mbështetëse për qytetarët për të përballuar rritjen e çmimeve dhe inflacionin, duke përfshirë një paketë prej 200 milionë eurosh dhe ligjin për tavanin e çmimeve për produktet bazë.




