Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, njoftoi se seanca për zgjedhjen e presidentit nuk është përmbyllur, por vetëm ndërprerë dhe do të vazhdojë sapo të plotësohen kushtet e nevojshme.
Ajo theksoi rëndësinë që vendi të mos shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme dhe shprehu shpresën që takimet dhe diskutimet mes partive politike të çojnë në një zgjidhje për presidentin.
Në lidhje me çështjen e ekspozitës, Haxhiu shprehu keqardhje për situatën e krijuar, duke theksuar ndikimin mbi familjet dhe qytetarët.
Ajo njoftoi se Kuvendi do të ndërmarrë hapa për ndryshimin e rregullores ekzistuese, duke krijuar komisione profesionale për vlerësimin e kërkesave të tilla në të ardhmen, duke u bazuar në praktikat e Ministrisë së Drejtësisë për thirrje publike dhe mbështetje projektesh profesionale, raporton ekonomiaonline.




