Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, deklaroi se Kryeministri Albin Kurti do të vazhdojë konsultimet me partitë opozitare, përfshirë PDK-në dhe LDK-në, për të arritur një marrëveshje për zgjedhjen e presidentit.
“Ne presim që të ketë një marrëveshje dhe të shmangen zgjedhjet e reja, të cilat janë të panevojshme dhe të padrejta.
Aktualisht kemi së paku 44 deputetë që ende nuk kanë dhënë nënshkrimet e tyre për zgjedhjen e presidentit. Nëse lind nevoja për një rrugë alternative, kjo do të diskutohet pas konsultimeve konkrete”, tha Nagavci.




