Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, më 1 prill 2026 do të mbahet konferenca përgatitore në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit, të akuzuar për veprime kundër administrimit të drejtësisë.
Mbrojtja e Thaçit dhe Kilajt pritet të paraqesë prova, ndërsa Fazliu nuk do të paraqesë prova, por rezervon të drejtën për deklarata hyrëse dhe përmbyllëse.
Gjykimi ndaj Thaçit për krime lufte vazhdon që nga nëntori 2020, me aktakuza të reja të ngritura më 2024 për administrim të drejtësisë.




