Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në Austri, ku një person ka humbur jetën si pasojë e përplasjes mes një kamioni dhe një veture.
Ngjarja ka ndodhur në Zwettl an der Rodl, në rajonin Urfahr-Umgebung.
Sipas mediave austriake që citojnë policinë lokale, aksidenti ka ndodhur rreth mesditës në rrugën B126, kur dy automjetet janë përplasur në një kthesë.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i veturës – që dyshohet të jetë nga Kosova – ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, pavarësisht përpjekjeve të ekipit mjekësor për ta rikthyer në jetë.




