Ka ndërruar jetë ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Dilaver Rushiti, nga fshati Çerkez i Kumanovës. Rushiti ishte pjesëmarrës në luftë dhe njihej si një luftëtar i përkushtuar, i cili dha kontribut të rëndësishëm për lirinë.
Ai jetoi për vite si invalid i luftës, dhe lajmi për ndarjen nga jeta e tij ka prekur familjarët, bashkëluftëtarët dhe qytetarët, të cilët e kujtojnë si një njeri të respektuar dhe me vlera të larta njerëzore.




