Bajram Begaj ka shprehur përkrahjen e tij për ekipin kombëtar të Kosovës në prag të ndeshjes vendimtare kundër Turqisë, e cila mund të sigurojë një vend në FIFA World Cup.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai theksoi se është me mendje dhe zemër në Prishtinë, duke inkurajuar ekipin me mesazhin “Forca, Kosovë!”. Kjo ndeshje konsiderohet kyçe për Kombëtaren e Kosovës, e cila synon të arrijë një kualifikim historik në Botëror.




