Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka përkujtuar 17-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, duke e cilësuar atë si një arritje historike për sigurinë dhe sovranitetin e vendit.
Në një reagim publik, ai theksoi se Shqipëria ka dëshmuar të jetë një aleate e denjë, duke kontribuar në mënyrë aktive në misionet dhe operacionet e aleancës në shërbim të paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.
Begaj vlerësoi gjithashtu rolin e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, duke shprehur krenarinë për profesionalizmin dhe përkushtimin e tyre në çdo angazhim ndërkombëtar.
Ai nënvizoi se Shqipëria do të vazhdojë të qëndrojë e palëkundur në përkushtimin e saj për të kontribuar për paqen, stabilitetin dhe sigurinë, krah aleatëve të saj në hapësirën euroatlantike.




