Sot shënohen dhjetë vjet nga hyrja në fuqi e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit ndërmjet Bashkimi Evropian dhe Kosovës, një marrëveshje kyçe në rrugën e integrimit evropian të vendit.
E nënshkruar më 27 tetor 2015 dhe e ratifikuar nga Parlamenti Evropian si dhe nga Kuvendi i Kosovës, kjo marrëveshje përfaqëson marrëdhënien e parë kontraktuale mes Kosovës dhe BE-së.
MSA konsiderohet si një moment i rëndësishëm që jo vetëm kurorëzoi përpjekjet shumëvjeçare të institucioneve të Kosovës, por edhe hapi një kapitull të ri drejt anëtarësimit në BE.
Në aspektin politik, marrëveshja obligon Kosovën të zbatojë reforma të thella demokratike, ndërsa BE-ja ofron mbështetje përmes instrumenteve financiare dhe teknike për realizimin e tyre.
Nga ana ekonomike, Marrëveshja e Stabilizim Asociimit synon krijimin gradual të një zone të tregtisë së lirë, duke forcuar lidhjet tregtare dhe duke ndihmuar zhvillimin e një ekonomie konkurruese.
Zbatimi i kësaj marrëveshjeje udhëhiqet nga Programi Kombëtar për Zbatimin e MSA-së, i cili mbetet dokumenti kryesor strategjik i Kosovës në rrugën drejt integrimit evropian.




