Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për sigurimin e informatave që do të mundësonin identifikimin e një personi të dyshuar.
Sipas njoftimit, personi në fjalë dyshohet për përfshirje në veprën penale “Vjedhje” dhe është kapur nga kamerat e sigurisë.
Policia u bën thirrje qytetarëve që, nëse kanë ndonjë informatë që mund të ndihmojë në identifikimin e tij, të kontaktojnë në numrin 192 ose përmes emailit: [[email protected]](mailto:[email protected]).
Autoritetet theksojnë se çdo informacion do të trajtohet me konfidencialitet të plotë.




