Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, ka bërë thirrje për bashkëpunim nga qytetarët në identifikimin e një personi të dyshuar.
Sipas njoftimit zyrtar, i dyshuari që shihet në fotografi kërkohet për përfshirje në veprën penale “Vjedhje”.
Policia u bën apel qytetarëve që, nëse kanë ndonjë informatë që mund të ndihmojë në identifikimin e tij, të bashkëpunojnë me autoritetet për zbardhjen e rastit.




