Një nxënës 11-vjeçar u sulmua fizikisht nga një burrë në shkollën e fshatit Dranoc, në Deçan. Motivacioni i sulmit ende nuk është bërë i ditur.
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, tha se personi i dyshuar është identifikuar dhe ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet për rastin kanë filluar.
Nxënësi ka marrë trajtim mjekësor dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ka shkaktuar shqetësim tek prindërit dhe komuniteti lokal./EO/




