Sulmuesi i Kosovës, Fisnik Asllani, reagoi pas humbjes së Kombëtares ndaj Turqisë në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Në një postim në Instagram, Asllani publikoi një foto bardh e zi duke i fshirë lotët me fanellën e ekipit, duke shprehur pikëllimin për disfatën.
“Nuk është vetëm një humbje… është një ëndërr që ndaloi pak para fundit. Dhuruam gjithçka dhe besuam deri në sekondën e fundit, por fati nuk ishte me ne. Dhimbja është e madhe, sepse e dinim sa afër ishim historisë… Por ne jemi Kosova dhe do të kthehemi më të fortë!”, shkroi sulmuesi i Hoffenheim.




