Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se po shqyrton seriozisht mundësinë që Shtetet e Bashkuara të largohen nga NATO, pas refuzimit të aleancës për të marrë pjesë në operacionet lidhur me konfliktin në Iran.
Në një intervistë për “The Telegraph”, Trump e përshkroi NATO-n si një “tigër prej letre” dhe tha se largimi i SHBA-së nga traktati i mbrojtjes tashmë është “përtej rikonsiderimit”.
Deklarata e tij shihet si një sinjal i qartë se administrata amerikane mund të mos e konsiderojë Evropën një partner të besueshëm, veçanërisht pas refuzimit të aleatëve për të dërguar anije luftarake për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit.




