Katër kombëtare tashmë kanë siguruar pjesëmarrjen në FIFA World Cup 2026, i cili do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Kanada, përmes fazës “play-off”.
Kombëtarja e Kosovës nuk arriti të realizojë ëndrrën e madhe, pasi u mposht 1-0 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Një surprizë e madhe u regjistrua në Zenicë, ku Bosnia dhe Herzegovina eliminoi Italinë pas ekzekutimit të penalltive. Ndeshja përfundoi 1-1 pas 120 minutave, ndërsa “Azzurrët” luajtën me një lojtar më pak që nga minuta e 41-të, pasi Alessandro Bastoni u ndëshkua me karton të kuq. Boshnjakët treguan më shumë saktësi nga pika e bardhë.
Penallti vendosi edhe sfidën mes Çekisë dhe Danimarkës; ndeshja përfundoi 2-2 pas kohës shtesë, ndërsa çekët triumfuan 3-1 në penallti. Suedia arriti fitore të bukur ndaj Polonisë me rezultatin 3-1.
Botërori do të nisë më 11 qershor dhe do të organizohet nga SHBA, Meksika dhe Kanada.
Grupet e Botërorit 2026:
Grupi A: Çekia, Meksika, Afrika e Jugut, Koreja e Jugut
Grupi B: Kanadaja, Bosnjë-Hercegovina, Katari, Zvicra
Grupi C: Brazili, Haiti, Maroku, Skocia
Grupi D: Australia, Paraguai, Turqia, SHBA
Grupi E: Curacao, Ekuadori, Gjermania, Bregu i Fildishtë
Grupi F: Holanda, Japoni, Suedia, Tunizia
Grupi G: Belgjika, Egjipti, Irani, Zelanda e Re
Grupi H: Kepi i Gjelbër, Arabia Saudite, Spanja, Uruguai
Grupi I: Franca, Norvegjia, Senegali, Iraku
Grupi J: Algjeria, Argjentina, Austria, Jordania
Grupi K: Kolumbia, Xhamajka, Portugalia, Uzbekistani
Grupi L: Kroacia, Anglia, Gana, Panamaja




