Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka bërë të ditur se Zyra e Rregullatorit për Energji do të raportojë të premten në komisionin e Kuvendit të Kosovës.
Ajo tha se mbledhja është thirrur përmes nënshkrimeve të deputetëve të opozitës, duke shtuar se deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje nuk kanë marrë pjesë në këtë nismë.
Sipas Ymerit, raportimi i ZRRE-së është thirrur përmes katër nënshkrimeve të deputetëve opozitarë.




