Gjykata Kushtetuese e Kosovës u ka dhënë deputetëve 34 ditë kohë për zgjedhjen e presidentit të ri, ndërsa mungesa e marrëveshjes rrezikon që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.
Njohësi i çështjeve politike, Krenar Shala, tha se përpjekje nga partitë politike pritet të ketë, por mbetet e paqartë nëse ato do të jenë të mjaftueshme për të arritur një marrëveshje.
Ai theksoi se ekziston mundësia që opozita të jetë më e prirur për zgjedhje, duke llogaritur në dobësimin e Lëvizjes Vetëvendosje.
Megjithatë, sipas tij, nëse qytetarët e shohin se mungesa e presidentit vjen si pasojë e kalkulimeve politike, atëherë kjo mund të ndikojë që Vetëvendosje të dalë sërish e fortë në zgjedhje.




