Profesori i Fakultetit Juridik të Kosovës, Kolë Krasniqi, ka thënë se situata politike aktuale nuk favorizon një marrëveshje për zgjedhjen e presidentit, duke e bërë opsion të mundshëm organizimin e zgjedhjeve të reja.
Ai ka shtuar se mosvullneti i partive politike e pamundëson konsolidimin e një zgjedhjeje konsensuale dhe ka theksuar nevojën që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të kompletohet, përfshirë emërimin e anëtarit që mungon, për të mbikëqyrur proceset zgjedhore që mund të mbahen 45 ditë pas shpërndarjes së Kuvendit.
Nga ana e Partisë Demokratike të Kosovës kanë kërkuar që presidentja Vjosa Osmani të procedojë pa vonesë emërimin e anëtarit të dytë, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje insiston se anëtari i tretë i takon kësaj partie.




