Policia e Kosovës ka ndaluar një qytetar nën dyshimin për tentim të kalimit të paautorizuar të kufirit në pikën kufitare Koshuticë.
Sipas raportit zyrtar, i dyshuari kishte tentuar të kalonte kufirin drejt Serbisë, ndërsa gjatë kontrollit në automjetin e tij janë gjetur mallra të ndryshme pa dokumentacion përkatës.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërkohë që automjeti dhe mallrat janë dërguar në terminalin doganor për zhvillimin e procedurave të mëtejshme.
Policia e Kosovës u ka bërë apel qytetarëve që të respektojnë ligjin dhe të bashkëpunojnë me institucionet për parandalimin e rasteve të tilla.




