Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti, duke e quajtur përgjegjës për gjendjen aktuale të vendit.
Në fjalimin e tij në Kuvend, Haradinaj tha se qeveria është përgjegjëse për rritjen e çmimeve dhe menaxhimin e energjisë, duke përmendur gjithashtu shpenzimet e mëdha që sipas tij kryhen për mediat dhe projekte të ndryshme.
“Sot ndodhemi këtu për të treguar se përgjegjësia kryesore bie mbi qeverinë për rritjen e çmimeve dhe menaxhimin e energjisë. Shpenzimet e mëdha për mediat dhe projektet duhet të jenë transparente dhe të drejtë”, tha Haradinaj.
Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e korrektësisë në marrëdhëniet me sektorin privat dhe oligarkët që operojnë në fushën e energjisë.




