Me 81 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, deputetët e Kuvendit të Kosovës miratuan sot një seri marrëveshjesh ndërkombëtare në seancën plenare.
Marrëveshjet e miratuara përfshijnë:
Projektligji nr. 10/L-010 për ratifikimin e Amendamentit nr. 2 të Marrëveshjes Financiare mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Programin IPA 2017.
Projektligji nr. 10/L-011 për ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë me Bankën Evropiane për Investime për Projektin e Energjisë Diellore Fotovoltaike në KEK – Porta Globale.
Projektligji nr. 10/L-012 për ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë me BERZh për Projektin e efiçencës së energjisë në ndërtesa publike.
Projektligji nr. 10/L-013 për ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë për Rrugën me Shpejtësi të Lartë Prishtinë – Mitrovicë (kredi shtesë) me Fondin Saudit për Zhvillim.
Projektligji nr. 10/L-014 për ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë me BERZh për Projektin e Impiantit të Trajtimit të Ujërave të Zeza në Podujevë.
Këto marrëveshje synojnë të avancojnë zhvillimin energjetik, infrastrukturor dhe mjedisor të vendit./EO/




