Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë lëshoi një paralajmërim për veprime të mundshme nga grupe pro-iraniane ndaj Shqipërisë.
Kjo çështje u diskutua sot në Kuvendin shqiptar, ku ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha, dhe ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, sqaruan se nuk ka arsye për panik dhe se qeveria është në kontakt me ambasadën.
Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, deklaroi se nuk ka asnjë njoftim zyrtar për ndonjë rrezik ndaj vendit dhe bëri thirrje që deputetët e opozitës të mos përhapin panik. Ai iu drejtua Fatmir Mediut, duke i kërkuar llogari për tragjedinë e Gërdecit, ku humbën jetën 26 persona.
“S’ka asnjë informacion zyrtar. Ti shko jep llogari për atë që ndodhi në Gërdec,” tha Balla.




