Një moment krenarie dhe emocionesh të veçanta u shënua sot në Ambasadën e Kosovës në Otava, ku ambasadori Adriatik Kryeziu pati kënaqësinë të pres dy pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, kadetët Diogjen Lima dhe Eugen Shabani. Ata, së bashku me grupe të tjera, po vazhdojnë me sukses studimet e tyre ushtarake në kuadër të programeve të bashkëpunimit mes Akademisë së Mbrojtjes së Kosovës dhe Akademisë Mbretërore të Mbrojtjes së Kanadasë – Saint-Jean.
Kjo iniciativë synon të ndërtojë ura bashkëpunimi me Kanadanë dhe të fuqizojë ushtrinë e Kosovës dhe brezat e rinj. Ambasadori Kryeziu theksoi se takimi përfaqëson më shumë se një ngjarje ceremoniale – është dëshmi e besimit, sakrificës dhe vizionit për të ardhmen euro-atlantike të vendit.
Mes dy kadetëve, ambasadori ndjeu jo vetëm siguri, por edhe frymëzim nga liderët e ardhshëm ushtarakë të Kosovës, fytyra të shtetit që po rritet dhe forcohet me dinjitet në arenën ndërkombëtare.
“Shumë suksese, trima! Vazhdoni të shkëlqeni, të lartësoni flamurin dhe uniformën tonë dhe të bëni krenar vendin tuaj 🇽🇰,” përfundoi ambasadori.




