Njësitet policore të Stacionit Veriu në Prishtinë kanë parandaluar me sukses një rast të vjedhjes së pyllit në fshatin Siqevë.
Falë reagimit të shpejtë të policisë, vjedhja u parandalua dhe u siguruan prova të rëndësishme lidhur me incidentin. Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit ka ndërmarrë veprimet hetimore të nevojshme dhe, në koordinim me prokurorin e shtetit, rasti është regjistruar si “Vjedhje e Pyllit”.
Policia e Kosovës thekson përkushtimin e saj ndaj parandalimit dhe luftimit të prerjes ilegale të pyjeve dhe apelon tek qytetarët për bashkëpunim, duke raportuar çdo aktivitet të dyshimtë që dëmton mjedisin dhe pasuritë natyrore.




