Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, priti në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj.
Sipas MPJD-së, takimi u zhvillua në frymën e marrëdhënieve të veçanta ndërmjet dy vendeve, me fokus në interesin e përbashkët strategjik kombëtar. Gjatë diskutimeve u theksua rëndësia e thellimit të bashkëpunimit ndërinstitucional, rritjes së koordinimit në politikën e jashtme dhe përafrimit të qëndrimeve në arenën ndërkombëtare për të avancuar interesat e përbashkëta.
Malaj e ftoi zëvendëskryeministrin Konjufca të marrë pjesë në Samitin e Diasporës, një platformë që forcon lidhjet me diasporën dhe mbështet veprimin e përbashkët në realizimin e qëllimeve kombëtare.
Republika e Kosovës thekson vazhdimësinë e bashkëpunimit të ngushtë me Shqipërinë për të avancuar interesin e përbashkët strategjik.




