Bashkëkryesuesit e Grupit Vëzhgues për NATO-n në Senatin amerikan, Jeanne Shaheen dhe Thom Tillis, reaguan ndaj kërcënimeve të presidentit Donald Trump për tërheqjen e SHBA-së nga aleanca ushtarake perëndimore.
Senatorët theksuan se NATO-ja është aleanca “më e fuqishme dhe më e suksesshme” në histori, duke promovuar stabilitet ekonomik dhe mbrojtur marrëdhëniet tregtare. Ata kujtuan se aleatët gjithmonë janë përgjigjur në kohë të kërcënimeve dhe se “qytetarët tanë e dinë se NATO-ja i bën amerikanët më të sigurt”.
“Le të jemi të qartë, Kongresi nuk do të lejojë që SHBA të tërhiqet nga NATO-ja. Një ligj ekzistues parandalon çdo president që të marrë një vendim të tillë njëanshëm; vetëm Kongresi mund ta autorizojë një tërheqje,” thanë Shaheen dhe Tillis.
Reagime mbështetëse erdhën edhe nga senatorët Chris Coons dhe Mitch McConnell, të cilët riafirmuan rëndësinë e aleancës për sigurinë amerikane.
Kjo reagim vjen pas deklaratave të presidentit Trump se po shqyrtonte tërheqjen e SHBA-së nga NATO-ja, duke kritikuar aleatët për mungesë mbështetjeje në operacionet kundër Iranit. Analistët vlerësojnë se çdo vendim për largimin nga NATO kërkon mbështetjen e dy të tretave të Senatit amerikan.




