Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për deklaratat e tij në Kuvend, ku tha se disa media në Kosovë kanë marrë para nga Serbia.
Çitaku e quajti deklaratën skandaloze dhe të papranueshme, duke theksuar se kjo është një përpjekje për të hedhur mjegull dhe shmangur përgjegjësinë. Ajo kërkoi që Kurti të dalë me emra dhe fakte konkrete.
“Një njeri që ka pasur pushtet pothuajse absolut për gati gjashtë vite del dhe hedh akuza të rënda, duke pretenduar se media kanë marrë para nga Serbia. Kush ka marrë para nga Serbia, Albin? Kush? Nxirr emrat. Nxirr faktet,” tha Çitaku.
Ajo gjithashtu kritikoi mbajtjen në pozita të larta të personave që lidhen me afera financiare me kompanitë serbe dhe denoncoi përhapjen e narrativave të dyshimta për ngjarje historike, duke theksuar nevojën për mbrojtje të medias së lirë dhe transparente.




