Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar pas sulmeve të kryeministrit Albin Kurti ndaj mediave, duke kërkuar që Prokuroria e Kosovës ta ftojë Kurtin për intervistim.
Musliu theksoi se opinioni publik duhet të dijë të vërtetën për çdo pretendim lidhur me financimin e mediave: “Kush janë këto media? Nga kush financohen? Cilat janë provat? Nëse ka fakte, ato duhet të dalin në dritë. Nëse jo, atëherë duhet të ketë përgjegjësi për deklarata që cenojnë besimin në media dhe në institucionet e vendit,” tha ajo.
Deputetja nënvizoi rëndësinë e transparencës dhe llogaridhënies kur bëhet fjalë për akuza që prekin besimin e qytetarëve në institucionet publike dhe median e lirë.




