Deputetja e Lëvizjës Vetëvendosje u shpreh se qëndrimet e opozitës tregojnë fokus në pengimin e proceseve institucionale, e jo në arritjen e një kompromisi. Sipas saj, bllokadat e vazhdueshme nuk i bëjnë mirë vendit dhe duhet të ndalen.
Rexhepi theksoi se opozita duhet të ulet për dialog dhe të propozojë një emër konkret për presidentin, duke shtuar se nuk mund të përjashtohet nga qeverisja partia fituese.
Sipas afateve kushtetuese, partitë politike kanë edhe 26 ditë kohë për zgjedhjen e presidentit të ri. Nëse Kuvendi dështon, vendi do të përballet me zgjedhje të reja.




