Vjosa Osmani organizoi një pritje me rastin e përfundimit të mandatit të saj, ku e pranishme ishte edhe shefja në detyrë e BE-së në Kosovë, Eva Palatova.
Në një njoftim të Bashkimi Evropian në Kosovë, u bë e ditur se Palatova mori pjesë në këtë pritje dhe e falënderoi Osmanin për bashkëpunimin ndër vite.
Ajo theksoi se BE-ja mbetet partner i përkushtuar për Kosovën, duke vazhduar mbështetjen në rrugën drejt integrimit evropian.




