Qeveria e Kosovës ka miratuar sot Projektligjin për Shtetësinë e Kosovës, i cili synon modernizimin dhe përmirësimin e kornizës ligjore në këtë fushë.
Kryeministri Albin Kurti tha se projektligji do të rrisë efikasitetin, transparencën dhe sigurinë juridike në trajtimin e çështjeve të shtetësisë.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, shtoi se nisma do të sjellë lehtësime të konsiderueshme për diasporën, duke mundësuar rikthimin e shtetësisë për bashkatdhetarët që e kishin humbur atë për shkak të kufizimeve në vendet ku jetojnë.
Sveçla theksoi se ligji i ri krijon një kornizë më të qartë dhe të qasshme për qytetarët, duke ofruar një proces të strukturuar dhe të drejtë për marrjen e shtetësisë në përputhje me interesat kombëtare dhe të sigurisë. Projektligji është miratuar nga Qeveria pa asnjë kundërshtim.




