Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Rozeta Hajdari, tha në Kuvend se qeveria ka ndërhyrë aty ku ka qenë e nevojshme për çmimet e derivateve të naftës. Ajo kritikoi propozimet e opozitës për ulje të përkohshme të TVSH-së dhe akcizës, duke theksuar se mungon një plan konkret se si do të kompensohen këto shpenzime.
Hajdari shtoi se masat e qeverisë kanë efekt real dhe afatgjatë, duke formalizuar tregun e naftës dhe rritur transparencën, ndërsa kritikoi qeveritë e kaluara për keqpërdorime dhe monopole që penguan zhvillimin e tregut.




