Kreu i Qeverisë së Kosovës dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tha se do të ketë takime javën e ardhshme për çështjen e zgjedhjes së presidentit. Ai ka theksuar se është në kontakt edhe me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe me kreun e PDK-së, Bedri Hamza.
Gjykata Kushtetuese ka vendosur se dekreti i presidentes Vjosa Osmani nuk kishte efekt dhe i ka dhënë Kuvendit 34 ditë afat shtesë për zgjedhjen e presidentit, duke sqaruar se zgjedhja duhet të bëhet brenda 60 ditëve para përfundimit të mandatit aktual.




