Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, në seancën e jashtëzakonshme për çmimet e derivateve të naftës, kritikoi qeverinë për “papërgjegjësi” dhe viktimizim gjatë krizave.
Ai tha se barrën më të madhe të krizës e paguajnë qytetarët.
Tahiri nënvizoi nevojën për masa konkrete, duke përmendur uljen e akcizës dhe TVSH-së për naftën, dhe argumentoi se kjo nuk do të dëmtonte buxhetin e Kosovës për shkak të rritjes së çmimit të naftës.
Ai shtoi se opozita kishte paraqitur propozime konkrete për t’u marrë me krizën, por qeveria nuk kishte ofruar reagim të mjaftueshëm.




